Kadriaj për hedhjen e vezëve: Vendosa në momentin kur Kurti vendosi ta shtyjë seancën - NACIONALE

Kadriaj për hedhjen e vezëve: Vendosa në momentin kur Kurti vendosi ta shtyjë seancën

16 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka treguar se vendosi ta gjuante me vezë Albin Kurtin pasi u njoftua shtyrja e seancës konstituive.

“Kam vendosur në momentin kur z. Kurti ka vendosur të shtyhet seanca. Nëse do të konstituohej, s’kam pas ndërmend me gjujt”, ka thënë Kadriaj në T7.

Ajo ka treguar se vezët i kishte marrë me vete paraprakisht.

“I kam marrë vezët me veti për çdo rast”, ka deklaruar ajo.

Kadriaj nuk ka treguar se si i kishte futur vezët në sallë, ndërsa ka bërë të ditur se kishte rreth shtatë të tilla.

“Nja shtatë vezë i kam pasë, i hodha të gjitha. Cak i vezëve ka qenë vetëm Albin Kurti”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme