Kadri Kryeziu i drejtohet Gashit: O ti Tomë, nuk e kem mendjen me u tut
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, është përfshirë në një replikë të shkurtër me avokatin Tomë Gashi.
Kjo ndërlidhur me pranimin e draftit të Asociacionit.
Kryeziu ka thënë se nuk munden ta bëjnë telashe Kosovën, 20 mijë banorë serbë.
“O ti Tomë me iu tut nuk e kem mendjen e kemi hek krejt Serbinë prej këtu, 22 milionë. E po munden me na bo telashe këta 20 mijë banorë serbë. Sen s’un bojnë, as s’guxojnë me livrit. S’munden asgjë me bo, sen. Ne jemi të fortë. Imponim është ky. Edhe ky është shqiptar, pranon çka të dush, krejt ka me i pranu, veç vonim që ka”, tha Kryeziu në RTV Dukagjini.