Kadaj-Bujupi: Qeveria e ka barrë Asociacionin për shkak të subjekteve tjera politike
Analistja politike, Donika Kadaj-Bujupi, ka deklaruar në emisionin 'Pressing' në T7 se qeveria Kurti nuk është përgjegjëse për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas zonjës Kadaj-Bujupi, deri më tash, qeveria e Kosovës ka dëshmuar se është munduar të shtyjë zbatimin e kësaj marrëveshje të nënshkruar në të kaluarën rreth të cilës, sipas saj, qeveria e tanishme nuk mbartë asnjë përgjegjësi.
"Qeveria është në një proces ku ka barrë Asociacionin e cila është një marrëveshje që është nënshkruar shumë kohë më parë, dhe të cilën kjo qeveri edhe atë kohë e ka kundërshtuar, rrjedhimisht nuk është përgjegjëse për marrëveshjen, pra për asociacionin i cili sot me ngulm po i kërkohet me u implemtu. Nga ajo që kemi pa kohëve të fundit edhe na ana e qeverisë që sa më shumë me shty këtë proces, mos me e implementu, me e dërgu deri në dështim. A kanë strategji dhe forma mbetet me u pa sepse na nuk e dimë por nuk është në rënd të parë përgjegjësi e këtij ekzekutivi ajo çka po kërkohet me u implementu, pra, subjektet e tjera politike me disa përjashtime të vogla pak a shumë kanë pas qëndrim pro asociacionit." - tha ajo.