Kaçanikasi 19 vjeçar kapet me bari në veturë, ndalohet 48 orë - NACIONALE

Kaçanikasi 19 vjeçar kapet me bari në veturë, ndalohet 48 orë

1 vit më parë

nga NACIONALE

53.02 gram marihuanë iu kapën në vetur[ një të riu 19 vjeçar në fshatin Doganaj të Kaçanikut, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë:

Policët e stacionit në Kaçanik gjejnë drogë gjatë kontrollit të një automjeti

Me daten 22.03.2025, rreth orës 17:00 në rrugën "Doganaj" në Kaçanik, një patrullë policore e stacionit policor në Kaçanik ka ndaluar një veturë të tipit VW Golf me targa vendore. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës, nën ulëset e pasme kanë gjetur tre qese najloni që përmbanin disa paketime të vogla me lëndë narkotike të llojit marihuanë, me një peshë totale prej 53.02 gramësh.

Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vazhduar hetimet.

I dyshuari, një mashkull kosovar 19-vjeçar, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

Lajme të ngjashme