Kabashi-Ramaj: Kurti nuk kurseu as marrëdhëniet me aleatët për konsum të brendshëm - NACIONALE

Kabashi-Ramaj: Kurti nuk kurseu as marrëdhëniet me aleatët për konsum të brendshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Besa Kabashi-Ramaj, anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka kritikuar ashpër performancën e Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për dështim në menaxhimin e sektorëve kyç të vendit.

Në një deklaratë gjatë emisionit Pressing, Kabashi-Ramaj ka ngritur shqetësimin se politizimi i institucioneve të sigurisë ka qenë një ndër gabimet më të mëdha të qeverisë aktuale.

“Sektori i sigurisë, mbrojtjes kombëtare nuk guxon asnjëherë me u politizu sepse duhet me qene agjendë kombëtare-shtetërore. Nuk e ka kursy kryeministri aktual as ushtrinë, as policinë prej politizimeve dhe kjo ka shku në dëm të vendit. Nuk e ka kursy as politizimin e veriut, as të marrëdhënieve me partnerët tonë për konsum të brendshëm e tash pe shohim sa dëm ka krijuar tek qytetarët”, deklaroi Kabashi-Ramaj në emisionin "Pressing" në T.

Lajme të ngjashme