Kabashi: Kurti folke për luftë me Serbinë, e ju shpalli luftë msusave
Analisti Bekim Kabashi ka ironizuar me paralajmërimet e muajit të kaluar të kryeministri Albin Kurti rreth luftës së mundshme me Serbinë, pasi kishte tensione të larta si pasojë e targave dhe dokumenteve.
Duke komentuar këtë deklaratë dhe ndaljen e pagave për mësimdhënësit grevistë, ai ka shkruar se gjersa Kurti fliste për luftë me Serbinë, u shpalli luftë mësuesve.
“Folke per lufte me Serbine, e ju shpalli lufte msusave”, shkroi z.Kabashi në gegnishte.
Kujtojmë që me vendim të Thesarit të Kosovës, të gjithë punëtorëve të sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, nuk u janë ekzekutuar pagat, si pasojë e nisjes së grevës.