Kabashi i LDK-së ekspozon shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe nepotizmin masiv në Telekom
Festim Kabashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ekspozuar propagandën e Lëvizjes Vetëvendosje për “sukses” në menaxhimin e Telekomit dhe ndërmarrjeve publike.
Përmes prezantimit të të dhënave duke iu referuar gjetjeve të auditorit, Kabashi tha se realiteti në Telekom flet për shkelje të të drejtave të punëtorëve, nepotizëm masiv dhe kapje politike të institucionit.
"Në 5 vjetët e fundit të qeverisjes së Vetëvendosjes, qeveria jo që nuk mori asnjë cent nga Telekomi, por i dha atij 30 milionë euro. Hera e fundit që Telekomi i dha para, ose dividendë qeverisë, ishte në vitin 2016, kur LDK udhëhiqte me ekzekutivin," deklaroi Kabashi.