Kabashi: Dje u diskutua edhe për Zajednicën, Serbia kërkon kompetenca ekzekutive - NACIONALE

Kabashi: Dje u diskutua edhe për Zajednicën, Serbia kërkon kompetenca ekzekutive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Bekim Kabashi, ka shkruar në rrjetin social facebook në lidhje me takimin e djeshëm Kurti – Vuçiq.

Kabashi ka vlerësuar se dje është diskutuar edhe për Asociacionin, pasi sipas tij, Serbia kërkon Zajednicë me kompetenca ekzekutive.

POSTIMI:

Edhe një gjë që askush nuk e përmendi, sepse Borelli (BE) në deklaratën e tij e paketoi në formë të tillë që të mos vërehet.

Dje në tavolinën e dialogut në Bruksel u diskutua edhe për Zajednicën. Këtë e tha vetë BE në deklaratën e saj. Aty u tha se palët shprehën gjerë e gjatë qëndrimet e tyre për marrëveshjen finale. Nëse jo Kurti, në atë tavolinë Vuciqi ka fol gjerë e gjatë për Zajednicën.

Dihet qartë se cfarë kërkon Serbia nga marrëveshja finale, e ajo është Zajednica me kompetenca ekzekutive.

Lajme të ngjashme