“Ishte jetim, e goditën me stupca bejsbolli”, familjari i Lulzim Fejzullahut, tregon detaje rreth rastit
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Podujevë, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur është sulmuar brutalisht nga disa persona.
Axha i 18-vjeçarit ka rrëfyer ngjarjen për Raport24.com. Ai ka thënë se Lulzimin e kanë shkelur me verturë dhe më pas e kanë rrahur brutalisht.
"Unë jam axha i tij. Lulzimi si 18 vjeçar ka qenë puntorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kruiminele shqiptare. Maspari e kanë ndjek me kerr, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me stupca bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë", tha ai.