“Ka nxjerr në shesh rrenën e madhe të kosovarëve”: Maliqi tregon pse duhet falënderuar Kurti - NACIONALE

“Ka nxjerr në shesh rrenën e madhe të kosovarëve”: Maliqi tregon pse duhet falënderuar Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti duhet falënderuar vetëm për një çështje.

Ai ka treguar se kryeministri kosovar ka nxjerr në shesh rrenën e madhe që shumë kosovarë ia tregojnë vetes prej përfundimit të luftës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se kjo tregon për kosovarin mesatar.

Sipas tij, një person i tillë nëse e përkrah pak presidentin e Turqisë dhe ka simpati për ish-diktatorët Enver Hoxha dhe Titon.

Kurtin duhet me e falenderu veç për një send: që e ka hetu dhe e ka nxjerr në shesh rrenën e madhe që shumë kosovarë ja tregojnë vetes prej vitit 1999 se janë pro-perëndimorë entuziastë për të hyrë në NATO dhe BE. Shqiptari mesatar i Kosovës është pro-perëndimor për sa kohë që perëndimi ia mundëson me shku atje me i fitu do pare pa u integru me vlera; për sa kohë që ia bombardon Serbinë; edhe për sa kohë që nuk del me na tregu se duhet me i respektu gratë, komunitetin LGBT apo pakicat etnike. Kosovari mesatar është pak Erdogan, pak Enver, pak Tito, ndërsa tinxa edhe thotë se “Hitleri i ka pasë edhe do të mira”. Thotë se është pro-BE e NATO se “qashtu u met me thanë”. E tash po ndihet i çlirum sepse pas “revolucionit sovranist” edhe bash s’po ka nevojë me e thanë”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të ngjashme