“Ka ikur koha e Ashtonit, Thaçit e Daçiqit”: Ashton përgjigjet ndaj deklaratës së Kurtit - NACIONALE

“Ka ikur koha e Ashtonit, Thaçit e Daçiqit”: Ashton përgjigjet ndaj deklaratës së Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, po qëndron në Kosovë për ta promovuar librin e saj “Dhe pastaj çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21”.

Gjatë qëndrimt të saj, ajo ka pasur një përgjigje për kryeministrin Kurti, i cili pas takimit në Bruksel tha se “ka ikur koha kur Ashton, Thaçi dhe Daçiq ishin pjesë e takimeve”.

Ashton për T7, tha se koha e tyre vërtetë ka ikur, por se shpreson që trashigimia e tyre të këtë mbetur.

Ai ka plotësisht të drejtë kur thotë se koha e Ashtonit, Thaçit dhe Daçiqit kanë ikur. Por unë shpresoj se trashëgimia dhe ajo që u përpoq të arrihet atëbotë të mbetet ende. Shpresoj që njerëzit e Kosovës e dinë se sa shumë jam duke u mbështetur për ta, ndërsa ne të vazhdojmë”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme