Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor, nuk shkon VV-ja
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të zyrtarëve të Ministrisë dhe Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për shkak të mungesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka raportuar EO.
Në rend dite për këtë mbledhje ishte hartimi i listës së dëshmitarëve për intervistim, por të pranishëm ishin vetëm antarët e partive opozitare.
“Kemi ardhur për shkak se është caktuar koha dhe ora ashtu siç është me rregullore të Kuvendit të Kosovës, janë njoftuar, por nuk kanë ardhur për arsye të ndryshme”, u shpreh kryetarja e komisionit, Time Kadriaj.