“Ka asimetri drastike te Lajçaku”: Kurti jep versionin e tij të takimit të 14 shtatorit
"Ma sollën atë që Bislimi e ka refuzuar më 19 korrik", ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për propozim-kompromisin e BE-së që ka refuzuar më 14 shtator.
Kurti e mohoi në rend të parë se ky ka qenë propozim i BE-së, por e dha si një “koordnim” të fshehur mes Vuçiqit dhe Lajçakut.
“Ka asimetri drastike”, tha Kurti për BE-në në qasjen ndaj palës negociuese kosovare dhe asaj serbe.
“Është shumë interesant, qaq më konstruktiv unë, aq më nervoz ata...Në negociatat konvergjente, do të duhej që konstruktivitewtei dhe kreativiteti të shpërblehet...Kemi hyrtë në negociata divergjente”, tha Kurti.