Jusuf Thaçi thumbon Vetëvendosjen për Projekt-kodin civil: Nuk ka guxim të mbajë qëndrim - NACIONALE

Jusuf Thaçi thumbon Vetëvendosjen për Projekt-kodin civil: Nuk ka guxim të mbajë qëndrim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas analistit Jusuf Thaçi, Vetëvendosjes ende i mungon besimi për të deklaruar një qëndrim formal për polemikat e Kodit Civil.

Sipas Thaçit, nëse dikush largohet nga pozita drejtuese në VV për refuzim të votimit për Kodin Civil.

Ai po ashtu në emisionin 'Pressing' në T7 ka thënë se VV-së i mungon guximi për të marrë qëndrim për këtë çështje.

"Nëse dikë e shkarkon për këtë arsye (mos votimin e Projekt-kodit civil), pra përmbajtësisht për këtë arsye por jo formalisht, pra nuk je në gjendje e vendosë në letër që kjo është arsyeja përse unë iu shkarkojë nga pozita udhëheqëse në parti, kjo tregon që nuk ka guxim me marrë qëndrim siç duhet, sepse do të duhej ta sqarojë pozicionin njëherë e mirë", tha Thaçi.

Lajme të ngjashme