Juristi Shkoza: Ligji për grevat s'mund të krijojë pasoja juridike, sepse ka kolezion logjik e juridik - NACIONALE

Juristi Shkoza: Ligji për grevat s'mund të krijojë pasoja juridike, sepse ka kolezion logjik e juridik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juristi Armend Shkoza, përmes një postimi në Facebook, ka shpjeguar se grevat sipas ligjit ka qëllim të mbrojë të drejtat dhe lirinë e të punësuarve.

Ai ka sqaruar se si dispozitat e një akti juridik nuk mund të bien ndesh me njëra-tjetrën. Ai ka thënë se nëse ato janë në ‘konflikt’, kjo do të thotë se kur zbatohet një rregull që është në kundërshtim me një rregull tjetër të të njëjtit akt, rezulton në auto-kontradiktë.

Në këto situata, shpjegon Shkoza, interpretimi qëllimor vjen i pari, duke ndërhyrë në kuptimin dhe qëllimin e aktit.

Sipas tij, dispozita e nenit 2 specifikon se ky ligj synon të mbrojë të drejtat dhe lirinë e punonjësve për t'u bashkuar me organizatat greviste, gjë që është në përputhje me qëllimin e përcaktuar të ligjit.

“Nuk mundet një akt ligjor njëkohësisht të shprehë qëllimin e mbrojtjes së të punësuarve e në anën tjetër të përmbajë dispozita shtrënguese dhe të cilat vijnë në kundërshtim me frymën e ligjit”, ka thënë Shkoza mes tjerash.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme