Jugonostalgjia materializohet në Vushtrri: Trotuari lyhet me ngjyra të okupatorëve
Në disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale, e të shpërndara nga një portal lokal i qytetit më të vjetër në Kosovë, shihet një pjesë ku trotuaret janë lyer me ngjyra kuqebardhekaltër, që simbolizojnë flamurin serb.
Megjithatë, i shpejt ka qenë reagimi i njërit përfaqësues të drejtorisë për shërbime publike në komunën respektive, ka thënë se kjo lyerje nuk është organizuar nga instancat komunale në Vushtrri, dhe se kanë paralajmëruar masa ndaj atyre që kanë bërë një gjë të tillë.
"Njoftim! Të nderuar qytetarë , në disa portale po qarkullojnë disa foto, ku shihen disa trotuare në rrugën " Lidhja e Lezhës" në Vushtrri, të lyera me ngjyrë. Ju njoftoi që ne si drejtori e Sherbimeve Publike nuk kemi kryer atë lyerje dhe as nuk kemi dhënë leje për nje gjë të tillë. Nuk do të lejojmë degradimin e asnjë hapsire publike, dhe personat që bëjnë shkelje do të ndëshkohen", thuhet ndër të tjerash në reagimin e Benjamin Shalës në rrjetin social "Facebook".
Më poshtë edhe fotot:

