“Ju thojsha…”: Deputetja e LDK-së reagon pas takimit Kurti-Abdixhiku
Deputetja e zgjedhut e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka reaguar pas takimit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar:
“Ju thojsha…”.
Ndryshe, palët kanë deklaruar se në takim nuk është arritur marrëveshje politike.
Megjithatë, negociatat do të vazhdojnë.