“Ju ka tregu qytetari”; “Kur të dalësh vetëm matem”: Kusari-Lila dhe Bajrami përplaseni ashpër në Kuvend - NACIONALE

“Ju ka tregu qytetari”; “Kur të dalësh vetëm matem”: Kusari-Lila dhe Bajrami përplaseni ashpër në Kuvend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, janë përfshirë një polemikë të ashpër në seancën e stome parlamente, ku po diskutohet për energjinë.

Derisa deputetja e LDK-së ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk ka bërë asgjë për energjinë gjatë këtij mandati, ka reaguar deputetja Kusari – Lila, duke përmendur rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet e fundit nacionale.

“Është e vërtetë që qytetarët mbajnë mend, për atë e kanë sjellë Lidhjen Demokratike në 12%. Dhe në shpifjen e saj se unë kam qenë pjesë e të gjitha qeverive, po du me i thënë veç listoji në cilat qeveri kam qenë pjesë”, ka thënë Kusar-Lila, duke thënë se deri e tani ka qenë pjese e vetëm një qeveria në Kosovë.

“Unë kam qenë vetëm një herë në jetën time në një mandat qeverisës ministre, ti ke qenë në tri. Në dy të fundit, në fakt, ka qene rezultat se i keni ndërruar kryeministrat, keni ba çka keni bo fiskullturat për me e rrëzu vullnetin e qytetarëve, ju kanë kallxu qytetarët se ku ju dërgojnë juve për atë vendim tuajin. Prandaj, para se me pyet ti për VV-në dhe çka ka ndodhur në këtë mandat, mundesh ndoshta me iu tregu në për 14 vite të pas luftës të LDK-së në pushtet, çka ka ndodhur”, ka thënë Kusari-Lila.

Reagime i Bajramit ndaj pretendimet të deputetes së VV-së ka qenë i ashpër,

Ajo e ka ftuar Kusari-Lilën që të del vetë në zgjedhje.

“Zonja Kusari, unë nuk shpifi. Qytetarët e dinë shumë mirë kush je ti. Për me e pa ku e ke vendin, urdhëro, del në zgjedhje e vetme, mos u kacavjerr nëpër listat e partive tjera. Për me e pa ku e ke vendin. Ashtu të matet vendi ty dhe unë e ti matemi”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se subjekti i Kusari-Lilës nuk ka asnjë anëtar tjetër.

“Vetëm kur të dalësh vetëm, kur të dalësh me Alternativën. Tregomë kush e njeh një anëtar tjetër të Alternativës në Kosovës? Qashtu matemi. Përndryshe ke qenë pjesë e grupit parlamentar të Pacollit, mandej, ku dole? Zëvendëskryeministre e Hashim Thaçit, në grupin parlament të LDK-së, në grupin parlamentar ë VV-së. Nuk ka parti politike të cilës nuk iu ke kacavjerr”, ka thënë Bajrami.

Lajme të ngjashme