“Ju jeni në gjendje të vriteni për njeri-tjetrin, çka është kjo punë?”: Ahmeti tregon si e pajtoi Lladrovcin me PDK-në
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka treguar se si e ka pajtuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladroci me PDK-në.
Ai ka bërë me dije se iniciativa ka qenë komplet e tij.
Gjatë një interviste në ”Click” të RTV21, ai i ka dhënë disa detaje interesante.
“Askush nuk me ftoj. Unë i kam shokë, Ramizn, Samiun dhe të tjerët. I kam shokë, bashkëluftëtarë, kam vepruar me ta 10-20 vjet. Unë jam në shtëpinë time, o vëlla. Nëse me përzeni nga dera, unë nga dritarja futem. Nëna ime është Kosova. Nuk keni ku me qoni”, ka thënë ai.
Më pas, i ka përmendur disa detaje të bisedës me Lladrovcin.
“I kom shku, jam ulë, i kam thënë: dëgjo ti djalë i mirë. Këtu është Fehmi Lladrovci, unë ku jam. Ju jeni në gjendje të vriteni për njeri-tjetrin, çka është kjo punë kështu?”, ka thënë Ahmeti, duke treguar se më pas ka shkuar të Sami Lushtaku.
“Kam shku të Samiu, ai i kish thirrë shokët. Dhe i them kështu, kështu është puna dhe nuk dal pa ma dhanë fjalën prej këtu. Ai me tha që të flasin shokët e mi, krejt gjeneralët aty. Ata ma bën me dije që mos hiq dorë prej kësaj pune, se ashtu siç thu ti është”, është shprehur ai.
Lideri i BDI-së ka thënë se pas bisedave me Lladrovcin dhe Lushtakun e ka thirrur në takim Hamzën.
“E thirra Bedriun, thash eja ulemi i përplasem ne duratë aty. Kështu ka qenë. Pra komplet iniciativë vëllazërore”, ka thënë Ahmeti.