joshumicë mbështesin procesin e vetingut - NACIONALE

joshumicë mbështesin procesin e vetingut

4 vjet më parë

nga Muhamet Koci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot përfaqësuesit e komuniteteve rom, ashkalinj, egjiptian dhe turk për të diskutuar për procesin e vetngut në drejtësi.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim, përfaqësuesit e subjekteve politike të komuniteteve joshumicë, shprehën mbështetjen e tyre për procesin e vetingut dhe reformës në drejtësi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për zhvillimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë, si dhe ka përgatitur draftin e amendamenteve kushtetuese dhe projektligjin për vetingun në sistemin e drejtësisë. Më datë 17 qershor 2022, Komisioni i Venecias ka miratuar Opinionin për Vetingun”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme