Joseph: Tërheqja e mundshme e ShBA-së nga KFOR-i do të ishte një gabim shumë i rëndë
Eksperti amerikan, Edward Joseph, ka thënë se tërheqja e mundshme e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte gabim i rëndë.
Në një intervistë në A2CNN, ai ka deklaruar se një lëvizje e tillë nuk përjashtohet, pasi sipas tij, presidenti Donald Trump është i paparashikueshëm.
“Nëse SHBA-të do të tërhiqeshin nga KFOR-i, do ishte një gabim shumë i rëndë dhe shpresoj që SHBA-ja të mos ta bëjë këtë veprim. Do të ishte një gabim shumë i rëndë dhe këtë e kam ngritur me zyrtarë të DASH dhe anëtarë të Kongresit. I kam shkruajtur edhe një letër sekretarit Rubio, duke i kërkuar administratës që të mos heqë trupat nga KFOR-i, por me Trump-in asnjëherë s’i dihet se çfarë do të bëjë, është shumë i paparashikueshëm. Është e mundur që ta bëjnë, por do të ishte një gabim i rëndë që SHBA-të ta bëjnë këtë dhe do të ftonin paqëndrueshmërinë në Kosovë dhe rajon”, tha Joseph.