Joseph takon Escobar: Largimi i tij dhe Lajçak lë një boshllëk të rëndësishëm - NACIONALE

Joseph takon Escobar: Largimi i tij dhe Lajçak lë një boshllëk të rëndësishëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori amerikan, Edward Joseph është takuar me ish-emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Joseph përmes një shkrimi në rrjetin social, ka publikuar foto nga një drekë lamtumirëse me diplomatin amerikan.

Sipas tij, largimi i Escobar dhe ai i emisarit evropian, Miroslav Lajçak lënë një boshllëk në rajonin e Ballkanit.

“Drekë lamtumire me Gabriel Escobar në restorantin Ambar Balkans. Largimi i tij, së bashku me Miroslav Lajcak, lë një boshllëk të rëndësishëm në Ballkan në një kohë të pasigurt.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme