Joseph: Arritja e pesë njohjeve nga BE-ja e përfundon lojën e Vuçiqit - NACIONALE

Joseph: Arritja e pesë njohjeve nga BE-ja e përfundon lojën e Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Edward P. Joseph, ka deklaruar se ka interesim që Kosovën ta njohin pesë vendet e BE-së qënuk e kanë njohur deri më tash.

Për këtë ka thënë, se janë sinjal edhe deklaratat e Gabriel Escobar.

Në të njëjtën kohë, shton Joseph, “kemi raportime të pakonfimuara, por raportime se propozimi franko-gjerman vendos në qendër njohjen e Kosovës nga shtetet jonjohëse të BE-së”.

Ky propozim, në të cilin thirret Joseph, qarkullon në mediat në Kosovë tash e një muaj dhe thuhet se ka për qëllim të lehtësojë zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Mes tjerash, propozimi parasheh që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë në BE.

“Kur ia largon fuqinë Serbisë, krijon mundësinë për atë që të gjithë e duan. Një negociatë të drejtë (të balancuar). Askush nuk dëshiron ta poshtërojë Serbinë, por qëllimi është një negociatë e drejtë”, thotë Joseph për Radion Evropa e Lirë.

Lajme të ngjashme