"Jo mole... beba njëherë", Ramabaja lëshohet në ofendime të papranueshme ndaj Kuçit të PSD-së
Analisti i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, është lëshuar në ofendime të rënda ndaj anëtares së Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçit.
Derisa në Pressingpo debatohej për draft-statutin e Asociacionit, Kuçi iu drejtuar Ramabajës duke thënë se “vetëm ti se paske lexuar [draftin e Asociacionit]”.
Pas kësaj, analisti i pushtetit dëgjohet duke ofenduar rëndë zonjën Kuçi me fjalët “jo more...beba njëherë”.