“Jo, jo”: Uglanin i bindur që votimi kundër kryetarëve në veri s’do të ketë sukses
Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, ka folur për referendumin në katër komunat e veriut të Kosovës, ku do të votohet për shkarkimin e kryetarëve.
Sipas Ulganinit, votimi i 21 prillit nuk do të ketë sukses.
Madje, kryesuesi Ulganin është deklaruar tepër i vendosur, duke e përsëritur dy herë termin “jo”, kur u pyet nëse do të ketë sukses ky referendum.
“Jo, jo nuk do të ketë sukses. Ajo punë është e kryer vetëm se është obligative për komunitetin me shumicë serb që të marrin pjesë sepse është thirrja për subjektin politik i cili i përfaqëson me ndikimin nga Serbia, për bojkotimin e atyre zgjedhjeve. Tash është problemi si do të bëhet ai referendumi për shkarkimin sipas udhëzimit administrativ, sepse është problemi që KQZ duhet me zgjedhë këtë përmes KKZ’’, thotë Uglanin për Frontonline.