Jim O’Brien nis takimin me Albin Kurtin - NACIONALE

Jim O’Brien nis takimin me Albin Kurtin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien ka nisru takimin në Qeverinë e Kosovës me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ekonomia Online publikoi fotografinë ku O’Brien futet në ndërtesën e qeverisë.

O’Brien pas vizitës në Beograd dha intervistë për RTS-në ku qortoi qeverinë kosovare për “veprime të pakoordinuara” ndërsa citoi pasojat, në mesin e tyre, moslejimin për anëtarësimin e vendit në Këshill të Evropës.

Me ç’ka thënë sot në intervistë O’Brien pritet të diskutojë me Kurtin për çështjen e lëvizjes më të lirë të mallrave – përkatësisht atyre serbe – në Kosovës, ku kohëve të fundit Kurti hoqi ndalesën më shumë se një vjeçare.

Lajme të ngjashme