Jep dorëheqje zyrtari i lartë i inteligjencës ushtarake të Izraelit, i bie kanceri - NACIONALE

Jep dorëheqje zyrtari i lartë i inteligjencës ushtarake të Izraelit, i bie kanceri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjeneral Brigade Amit Saar, drejtor i departamentit për hulumtim në Inteligjencën Ushtarake, ka dhënë dorëheqje nga ushtria pas diagnostikimit me kancer para disa ditëve.

Dorëheqja e Saar-it edhe ashtu pritej për shkak të dështimeve që çuan te sulmi i Hamasit më 7 tetor në jug të vendit, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në një letër drejtuar ushtarëve, Saar-i tha: “Në muajt e fundit, ne të gjithë kemi përjetuar një shok të thellë, unë posaçërisht. Ne nuk e arritëm atë që pritej nga ne, atë që ne e prisnim nga vetja.”

“Edhe para se ta sqaronim hollësinë e parë, unë bëra të qartë se në botën e vlerave në të cilën jetoj, synoj që ta marr përgjegjësinë” – shtoi ai.

Për shkak të vendimit të papritur për dorëheqje dhe kur Saar-it i nevojitet trajtim i menjëhershëm, ish-shefi i departamentit për hulumtim, Gjeneral Brigade Itali Brun (reservist) – që e kishte mbajtur këtë pozitë nga viti 2011 deri më 2015 – do ta zëvendësojë zyrtarin që u diagnostikua me kancer.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Saar-i është “oficer plot me meritë, që kontribuoi shumë për sigurinë e Shtetit të Izraelit, edhe gjatë luftës”.

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtënant Herzi Halevi e falënderoi Saar-in për “shumë vitet e tij të punës në ushtri dhe për punën e tij gjatë tërë jetës për sigurinë e qytetarëve të Shtetit të Izraelit”.

Lajme të ngjashme