Jeff Beck vdes në moshën 78-vjeçare
Jeff Beck, kitarist legjendar i cili bëri emër për vete në vitet e 60-a, ka vdekur.
Në një konfirmim të mërkurën, familja e tij tha: "Në emër të familjes së tij, me trishtim të thellë ndajmë lajmin për vdekjen e Jeff Beck. Pas kontraktimit të papritur të meningjitit bakterial, ai në paqe vdiq ditën e djeshme. Familja e tij kërkon për privatësi derisa procesojnë këtë humbje të madhe".
Natyrisht, vdekja vjen si befasi për shumëkë, veçanërisht kur marrim për bazë faktin se ai sapo kishte bërë disa koncerte me mikun e tij të kahmotshëm, Johnny Depp.
Beck dhe Depp performuan së bashku pas gjykimit të Johnnyt me Amber Heard – ku turmat mbushën sallat, jo vetëm për të dëgjuar performancën e tyre, por gjithashtu për të shprehur mbështetjen për Depp.
Johnny dhe Beck publikuan një version të tyre të "Isolation" nga John Lennon, më 2020.
I lindur në Angli, Beck fillmisht fitoi momentum me "Yardbirds" dhe pastaj u bë vokalisti i "Jeff Beck Group" po ashtu edhe "Beck", "Bogert" dhe "Appice". Ai ka fituar gjashtë "Grammy" për performancën më të mirë rok dhe instrumental dhe një herë për performancën më të mirë pop instrumental.
Ai gjithashtu u fut në "The Rock & Roll Hall of Fame" dy herë ... si artist solo në 2009, dhe me “Yardbirds” në 1992.
Beck ishte 78-vjeçar.