“Je rrallu, nëna jote nudo”: Eskalon debati mes Halil Matoshit dhe Nexhmedin Spahiut
Nexhmdin Spahiu dhe Halil Matoshi janë dy analistë goxha të njohur, që së paku në një çështje kanë mendim të përbashkët. Është fjala për temën e kombit kosovar.
Në emisionin “Politiko” të Kanal 10, dy analistët kanë eskaluar, duke debatuar me terme politikisht jo korrekte.
Në një moment, Spahiu e ofendon Matoshin, duke i thënë se është rralluar.
“Po nëse unë e vizatoj një pikëturë këtu, lakuriq, nudo, edhe them që është “nëna e Halil Matoshit”, kjo nuk është satirë, kjo është ofendim” – deklaroi Spahiu.
E përgjigja e z. Matoshit ishte e shpejtë.
“Ti ke mujtë me thënë nëna e Nexhmedin Spahiut në këtë rast, po mos ofendo” – deklaroi Matoshi.