"Jashtë skiftere sypatrembur, brenda pulë e lagur": Haxhiu ironizon me Vjosa Osmanin pas kërcënimit të Macron-it
Në një kolumne të kushtuar kërcënimit që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i bëri Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për çështjen e vizave, gazetari Baton Haxhiu, ka ironizuar me Osmanin si “skiftere sypatrembur jashtë” ndërsa në raport me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “pulë e lagur”.
“Me fjalë të tjera, argumentet e Vjosa Osmanit kundër Macron-it, jo vetëm që janë skandaloze nga projektimi i një fuqie të paqenë politike në arenën ndërkombëtare, por para së gjithash janë argumente kundër vetë politikës së tyre në rrafshin e brendshëm. Për këtë, nuk ka përse Vjosa të bëhet skiftere sytrembur jashtë, kur duhet të sillet si pule e lagur brenda, në rast se do kishte vetëm pak fytyrë, vetëdije dhe ndërgjegje”.
Shkrimi i plotë i Haxhiut KËTU.