Jashari: Qeveria e re duhet të kthej dialogun me sindikatat
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka bërë me dije se qeveria e re duhet të kthej dialogun me sindikatat.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ai ka thënë se gjatë qeverisë Kurti 2 nuk ka ekzistuar ky dialog.
Ai ka treguar se cila është kërkesa kryesore e mësimdhënëseve.
“Hapat e parë që duhet t’i bëjë (qeveria e re) për mësimdhënësit dhe për sindikatat e tjera është dialogu. Në kohën e qeverisë së kaluar, po them tani, Kurti nuk ka pasur fare dialog, urojmë që të vijë një qeveri e cila do t’i dëgjojë kërkesat e punëtorëve të arsimit dhe të tjerëve për t’u ulur dhe biseduar. Pika më e nxehtë te arsimi është mungesa për momentin e kontratës kolektive, nga se ministrja Nagavci i ka ikur detyrës që ka pasur për t’u ulur me ne për të formuar komision dhe për ta nënshkruar. Shteti ynë në vendet e rralla të botës që nuk ka as marrëveshje kolektive, që vlen për të gjithë, e nuk ka as kontrata kolektive. Asnjëherë nuk pyetëm as për Ligjin e pagave, në vend që të ngritet vlera e koeficientit është rritur vetë koeficienti dhe është krijuar një amulli”, ka thënë Jashari.