Jashari kritikon Kurtin: Është anti UÇK, vazhdimisht ka goditur luftën - NACIONALE

Jashari kritikon Kurtin: Është anti UÇK, vazhdimisht ka goditur luftën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot Qeveria e Kosovës vendosi për rritjen e pensioneve të kategorive të luftës, përfshirë veteranëve e familjeve të dëshmorëve.

Në lidhje me këtë temë është deklaruar edhe Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së,

Ai e ka kritikuar rritjen prej 20 për qind, duke e quajtur të pamjaftueshme dhe ofenduese.

“Së pari i ka goditur duke i hequr nga paga minimale pas kësaj goditje të rëndë është e pamjaftueshme kjo ngritje për këto kategori. Kjo është fushatë e kryeministrit që donë të bëjë me këtë kategori se ky vazhdimisht ka qenë kryeministri më anti-UÇK vazhdimisht ka goditur luftën e UCK e këto kategori në të gjitha mënyrat” – ka deklaruar Jashari për “Front Online”.

Lajme të ngjashme