Jashari e kritikon Qeverinë Kurti: Është anti-UÇK - NACIONALE

Jashari e kritikon Qeverinë Kurti: Është anti-UÇK

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, është shprehur shumë kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Në një prononcim për Ditën e Veteranit, Jashari e ka quajtur Qeverinë e Kuritt si “qeveri anti-UÇK”.

“Ne qëndrojmë me qëndrime tona edhe ndaj Gjykatës Speciale e cila pamëshirshëm me pretendime, shpifje dhe gjithë ato që po i bën ndaj luftës dhe krerëve të saj, por gjithsesi shprehem shqetësimet tona edhe ndaj kësaj qeverie e cila prej që është dhe është e vetmja qeveri pasluftës që është qeveri anti-UÇK. Çdoherë prej që është kryeministër Albin Kurti dhe vartësit e tij, përpjekjet e vazhdueshme i ka bërë për të goditur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mohuar të drejtat këtyre kategorive dhe ne e diskutuar dhe në vitin 2024, presim edhe interpretimin e Kushtetueses që goditi veteranët duke i hequr nga paga minimale dhe ne do të organizohemi për të kundërshtuar çdo padrejtësi që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.” – theksoi ai, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme