Jasharaj për fotografinë e Kurtit në banka: Inskenim, e vunë në siklet fëmiun - NACIONALE

Jasharaj për fotografinë e Kurtit në banka: Inskenim, e vunë në siklet fëmiun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka folur rreth presioneve të pushtetit aktual në drejtim të grevistëve.

Ai ka thënë se asnjëherë që nga paslufta nuk ka pasur më shumë presion, duke përmendur edhe fotografinë e kryeministrit Albin Kurti në një bankë shkollore në Podujevë.

“Asnjëherë, në vitet e pasluftës, nuk ka ndodhë një presion i tillë, madje edhe me shantazhe, me fyerje, me shpifje, veçmas të adresuara ndaj meje. Por janë bërë presione të tmerrshme ndaj kolegëve të mi. Opinioni dhe mediat e dinë, vizitat e vazhdueshme edhe të kryeministrit në disa komuna, edhe ndonjë inskenim të dhimbshëm ku ata uleshin në banka, merrnin edhe fëmijë dhe e vënin në siklet aty.”, theksoi z.Jasharaj.

Në deklaratën për Nacionale, Jasharaj ka thënë se ministrja Arbërie Nagavci, dhe Mimoza Kusari, shefe e Grupit Parlamentar të VV-së, po bëjnë presion mbi grevistët në Gjakovë e gjetiu.

Lajme të ngjashme