Jasharaj paralajmëron: Zhgënjimi është shtuar me rritjen e vogël të koeficientit; mund ta kemi një grevë të heshtur
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar në Klan Kosova se si shkak i pakënaqësisë së madhe me rritjen tejet të vogël të pagave për mësimdhënësve.
Ai ka përmendur rritjen e koeficientit nga 105 në 110 për të cilën ka thënë se ka zhgënjim të shtuar.
“Zhgënjimi është shtuar me rritjen tepër të vogël të koeficientit nga 105 në 110 që nënkupton se pagat mesatarisht nëse i krahasojmë me dhjetorin e vitit të kaluar me janarin e këtij viti, është një ngritje ironike vetëm 28 euro. Unë kam frikë se mund ta kemi një grevë të heshtur e cila nuk shpallet por mund të lëshojë rrënjë jo vetëm në arsim por edhe në sektorë tjerë.” – tha Rrahmani.