Jasharaj nuk ndihet mirë gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, thotë se ka marramendje
Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, kanë raportuar sot në Komisionin për Arsim, në lidhje me grevën.
Raportimi ka qenë i tensionuar ne mes të dy palëve duke ngritur akuza mes vete se kush është fajtorë për vazhdimin e grevës.
Jasharaj deklaroi se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Mirëpo, gjatë këtij raportimi kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se nuk ndihet mirë dhe se ka marramendje.