Jasharaj: Kam shpresuar që shtesat prej 50 eurove do t'i marrim edhe për muajin shtator - NACIONALE

Jasharaj: Kam shpresuar që shtesat prej 50 eurove do t'i marrim edhe për muajin shtator

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës ka proceduar sot pagat për mësidhënës për muaji tetor dhe krahas pagës shërbyesit publik kanë përfituar edhe nga 50 euro shtesë në kuadër të pakos me përballje me inflacion.

Kryetari i Sindikatës së arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ka shpresuar që kjo shtesë do t’u dilte edhe për muajin shtator.

“Unë kam komunikuar me disa nga kryetarët e nivelit komunal, të cilët e konfirmuan se janë ekzekutuar pagat e muajit tetor për mësimdhënësit bashkë me shtesat prej 50 eurove. Kjo shtesë është për muajin tetor, mirëpo kam shpresuar që qeveria të ekzekutonte këtë shumë edhe për muajin shtator”, tha Jasharaj për Klan Kosova.

Më 30 shtator, Qeveria e Kosovës kishte miratuar pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë. Kjo pako parasheh edhe subvencionimi me 50 euro i të gjithë zyrtarëve publikë.

Për shkak të grevava, mujain e kaluar qeveria nuk i kishte proceduar me kohë pagat pqë mësimdhënësit të cilët kishin grevuar për katër javë nën kërkesat për rritje pagash prej 100 euro derisa sa të miratohet Ligji për Paga.

Megjitahatë, ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se punëtorëve të sektorit publik sot i janë ekzekutuar nga 50 euro dhe se nesër do të dalin edhe shtesat për muajin shtator.

“Në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 euro/muaj, duke filluar nga muaji shtator. Sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor. Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator”, ka shkruar ministri,

Lajme të ngjashme