Jasharaj ia kthen Nagavcit: Kurrë s’do të ketë test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve - NACIONALE

Jasharaj ia kthen Nagavcit: Kurrë s’do të ketë test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot gjatë ditës, Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, foli për testimin e mësimdhënësve. Në lidhje me këtë temë, ka reaguar Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut.

Në reagimin e tij të gjatë, Jasharaj e përmendi nevojën për avancim të mësimdhënësve.

Megjithatë, Jasharaj e ka hedhur poshtë idenë e Nagavcit për testimin e mësimdhënësve.

“Kam thënë duke u bazuar në zërin e anëtarësisë se ka greva. Kam deklaruar se kurrë sa të ketë SBASHK nuk do të ketë test me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve. Kam kërkuar publikisht tani e sa muaj takime me ministren Nagavci për të shpalosur kërkesat e punëtorëve të arsimit, por ajo e mban e vazhdon ta mbaj inatin për grevën dhe nuk pranon takime.” – shkroi ndër të tjera Jasharaj.

Lajme të ngjashme