Jasharaj i ashpër me Nagavcin: Jepte urdhër për t’i hyrë në qejf shefit, i duartrokiste Dimalit - NACIONALE

Jasharaj i ashpër me Nagavcin: Jepte urdhër për t’i hyrë në qejf shefit, i duartrokiste Dimalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, lidhur me grevën në arsim.

Në një reagim të gjatë dërguar mediave, Jasharaj ka kritikuar ministren e Arsimit që sipas tij, veproi kundër grevës sa për t’i hyrë në qef shefit të madh, duke aluduar në Kurtin.

“Nagavci dashka t’i shpëtoi. Ironike kjo nga zonja Nagavci, e cila tërë kohën e grevës dha urdhra dhe nuk la fjalë të keqe pa thënë për grevistët sa për t’ia bërë qejfin Hekuranit dhe shefit të madh. Zonja Nagavci sa për ty e po të pyeteshe ti pagat e shtatorit kurrë nuk do t’i merrnin punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet, por këtë humanitetin në thonjëza dhe heroizmin tënd në thonjëza u mundove ta shesësh kot të punëtorët e arsimit dhe e bëre me shpresën se do të krijosh përçarje, përçarje që u mundove ta bësh edhe gjatë gjithë grevës, por të shkoi kot”.

Jasharaj ka shkruar se Nagavci iu dilte në përkrahje deputetit Dimal Basha, e analistëve si Sadri Ramabaja, për ta sulmuar Sindikatën.

“Zonja Nagavci inati dhe mllefi i paarsyeshëm ndaj meje e sindikalistëve ua ka bllokuar trurin edhe disa deputetëve të partisë suaj. Njëra prej tyre dje në parlament përsëriti shpifjet e Hekuranit për SBASHK-un dhe qe të dy do të jenë në përballje para drejtësisë sepse e kanë tepruar. Boll mo”, ka thënë Jasharaj.

“Ajo vazhdoi t’i duartrokiste edhe fyerjeve e deklaratave nënçmuese te Dimalit, Yllit, Dibranit, Sadriut e disa të tjerëve që u ka humbur çdo gjë njerëzore”, ka shkruar Jasharaj.

Lajme të ngjashme