Jasharaj drejton gishtin nga Murati: Tentoi t`i shuante sindikatat - NACIONALE

Jasharaj drejton gishtin nga Murati: Tentoi t`i shuante sindikatat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka hedhur kritikat të ashpra në drejtim të ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati.

Ky i fundit, sipas kreut të SbAShK-ut, nuk ka qëllime të mira ndaj sindikatës së tij.

Ai ka bërë me dije se Murati duhet ta nxis dialogun e sindikatave me Qeverinë e jo ta bëj të kundërtën.

“Nga përvoja që kam sindikale shumë e gjatë, ministri Hekuran Murati e them publikisht se është njëri nga fajtorët kyç, sepse ai po harron që përveç se është ministër i Financave dhe Trasnfereve është edhe i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga vet ky fakt ai duhet të jetë flamurtar, ta nxis dialogun, të krijoj kushte edhe kur Qeveria thotë jo, të insistoj që të ketë dialog me sindikatën. Këtë detyrë e ka ministri. E në vend të kësaj ai e ka bllokuar edhe punën e këshillit ekonomik-social, ku ulen me ligj tri palët: Sindikatat, Qeveria dhe përfaqësuesit e bizneseve dhe merren vesh për kërkesat”, ka thënë Jarashaj për EO.

Jasharaj ka treguar se ministri Murati ka bërë përpjeke për ta shuar SBAShK-un dhe sindikatat tjera.

“E konsiderojmë fajtor edhe për tendencën për t’i shuar sindikatat ngase tërë anëtarësinë qe e kishim të regjistruar në bazë të ligjit për arsimin sindikal ai e ka shlyer në tërësi për t’i zhdukur dhe shpiku platformën E-Kosova, duke i obliguar njerëzit se nëse duan të jenë në sindikatë të regjistrohen në E-Kosova, i cili bie që është portal i shtetit dhe paramendojeni njerëzit regjistrohen për të mos u shuar sindikata në një portal të shteti në vend që të jetë ajo që e thotë ligji se një anëtar regjistrohet për sindikatën e vet e jo në një portal shtetëror”, është shprehur Jasharaj.

Lajme të ngjashme