Jasharaj bashkë me drejtoreshën e Sindikatave të Evropës shkojnë në Qeveri, pritet të takohen me Kurtin - NACIONALE

Jasharaj bashkë me drejtoreshën e Sindikatave të Evropës shkojnë në Qeveri, pritet të takohen me Kurtin

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me drejtoreshën e Sindikatave të Evropës, kanë shkuar tek qeveria. Të njejtit pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Kurti.

Në këtë takim përveç edhe disa anëtarëve të tjerë të Sindikatës, do të merrë pjesë edhe ministrja Nagavci.

Ky është takimi i dytë i cili pritet të zhvillohet mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Këshillit Grevistë, Rrahman Jasharaj.

Që nga data 25 gusht, sistemi arsimor dhe stafi civil janë në grevë. Kjo pasi që Qeveria dhe Sindikatat nuk po mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët, për kërkesat të cilat i kanë të dyja palët.

Gjatë ditës së sotme Jasharaj mori pjesë në Komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës, mbledhje kjo e cila pati shumë tensione.

Lajme të ngjashme