Japonia e ekzekuton vrasësin e shtatë personave - NACIONALE

Japonia e ekzekuton vrasësin e shtatë personave

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Japonia ka ekzekutuar një burrë 39-vjeçar, i cili kishte therë për vdekje shtatë persona në Tokio më 2008.

Tomohiro Kato kishte kryer njërin prej sulmeve më të tmerrshme masive në historinë e re të vendit që njihet për nivelin e lartë të sigurisë.

Krimi i tij kishte nxitur debat të gjerë në shoqërinë japoneze për vrasjen e atypëratyshme, ndikimin e internetit dhe dështimin për përkrahjen e shëndetit mendor të rinisë.

Të martën, mediet japoneze raportuan se Kato është varur në Qendrën e Ndalimit të Tokios.

Ky është ekzekutimi i parë i dënimit me vdekje në Japoni këtë vit. Në dhjetor u varën tre persona, ndërsa mbi 100 të dënuar janë duke e pritur dënimin me vdekje.

Lajme të ngjashme