Janjiq: Zgjedhjet në veri s`do të përmbushin vakum institucional
Analisti politik serb, Dushan Janjiq, ka bërë me dije se zgjedhjet në veri, të cilat pritet të mbahen nesër, nuk do të arrijnë rezultatin e synuar nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se këto zgjedhje nuk do të kontribuojnë në përmbushjen vakum institucional që është krijuar në atë pjesë të vendit pas largimit të serbëve nga institucionet.
Sipas analistit veprimi i institucioneve të Kosovës për të mbajtur zgjedhje në veri pa një ujdi poliitke është i gabueshëm.
“E kuptoj se lëvizja për të organizuar zgjedhjet është një tentim i pushtetit në Kosovë që të tregojë se shteti funksionon dhe se nuk është krijuar një vakum institucional dhe i sigurisë por frikësohem se gjërat nuk qëndrojnë kështu. Mendoj se këto zgjedhjet nuk do të kontribuojnë për të përmbushur këtë vakum institucional në veri, ndërsa në të njëjtën kohë do të shkaktojnë edhe disa tensione të reja dhe disa ngadalësime të reja në dialog e mbi të gjitha edhe në integrimin e komunitetit serb”, ka deklaruar Janjiq në një intervistë për RTK.