Janjiq pesimist: Lajçaku s’ka forcë të imponojë asgjë Vuçiqit - NACIONALE

Janjiq pesimist: Lajçaku s’ka forcë të imponojë asgjë Vuçiqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd është deklaruar në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, Janjiq deklaroi se nuk nuk mund të pritet zyrtarizimi i ndonjë marrëveshjeje në mes palëve. Tutje, Janjiq vlerësoi se Miroslav Lajçak, i ngarkuar special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka forcë për t’i imponuar asgjë Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

“Kjo nuk do të mund të bëhet. Me Vuçiqin, thjesht, ai [Lajçak] mund të merret vesh për gjithçka, por Vuçiq nuk mundet dhe nuk ka forcë të imponojë asgjë. Dhe, procedurë që duhet të respektohet, janë ndryshimet në kornizën e negociatave [të Serbisë me Bashkimin Evropian]” – ka thënë Janjiq.

Lajme të ngjashme