Jakurti për 'Çmimet tavan': Opozita ka qenë kundër pa asnjë argument valid - NACIONALE

Jakurti për 'Çmimet tavan': Opozita ka qenë kundër pa asnjë argument valid

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-zëvendësministri në MEPTINS në qeverinë Kurti 1, Edison Jakurti, përmes një postimi në Facebook ka rikthyer debatin për çmimet tavan në vend, duke akuzuar opozitën për mosmbështetje të paargumentuar.

Në postimin e tij, Jakurti thekson se deri në 10 mars të vitit të kaluar, ministrat e kësaj qeverie kanë deklaruar se "inflacioni është i importuar", duke treguar se ata "s'kanë çfarë të bëjnë" për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.

Ai ka shtuar se edhe FMN-ja (Fondi Monetar Ndërkombëtar) ka njohur burimin kryesor të inflacionit në eurozonë, duke implikuar se është koha për të vepruar, duke shpërndarë postimin e ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili akuzoi edhe një herë opozitën për “mbrojtje të interesave të tregtarëve".

Lajme të ngjashme