Jakurti i VV-së kritikon "njohësit" e ekonomisë: Vazhdojnë të më habisin keqinterpretimet e statistikave
Ekonomisti, Edison Jakurti ka thënë se po e habisn keqinterpretimet e statistikave bazike nga “njohësit” e çështjeve të ekonomisë.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se nëse norma vjetore e inflacionit në 2022 ishte rreth 12% dhe pritjet janë që norma vjetore e inflacionit në 2023 të jetë rreth 6%, kjo sipas tij nuk nënkupton që do të ketë ulje të çmimeve.
Jakurti tutje ka thënë se kjo do të thotë që pritjet janë që rritja e përgjithshme e çmimeve do të jetë më e vogël në 2023 sesa në 2022.
“Vazhdojnë të më habisin keqinterpretimet e statistikave bazike nga “njohësit” e çështjeve. Nëse norma vjetore e inflacionit në 2022 ishte rreth 12% dhe pritjet janë që norma vjetore e inflacionit në 2023 të jetë rreth 6%, kjo NUK do të thotë që pritjet janë që do të ketë ulje të çmimeve. Kjo do të thotë që pritjet janë që rritja e përgjithshme e çmimeve do të jetë më e vogël në 2023 sesa në 2022”, ka shkruar Jakurti.