Jahjaga proteston bashkë me Dafina Zeqirin: Dhuna nuk tolerohet, duhet luftuar - NACIONALE

Jahjaga proteston bashkë me Dafina Zeqirin: Dhuna nuk tolerohet, duhet luftuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në protestën pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga 5 djem e burra.

Ajo është parë duke ecur nëpër sheshet e rrugët e Prishtinës së bashku me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Në një postim në Facebook, Jahjaga ka shkruar se dhuna nuk tolerohet, duke shtuar se luftimi i saj është përgjegjësi e përbashkët shoqërore e institucionale.

“Numrat e vajzave e grave që dhunohen emocionalisht, fizikisht, seksualisht e financiarisht rriten çdo ditë, e ne duhet të punojmë secilën prej këtyre ditëve ta luftojmë këtë dukuri, ta zhdukim kulturën e mosndëshkimit, e ta ç'rrënjosim nga mentaliteti fajsimin e viktimave.”, shkroi ndër të tjera zonja Jahjaga.

Kujtojmë që sot mijëra persona kanë protestuar në rrugët e Prishtinës pas ngjarjes tragjike të dhunimit të 11-vjeçarës nga 5 persona për 7 orë.

Lajme të ngjashme