Jahjaga mbështet marshin e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur mbështetjen për marshin e 12 shtatorit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Jahjaga sot ka pritur ekipin e organizatës “Liria ka emër”, i cili gjatë vizitës ka qëndruar edhe në Muzeun “Çast”, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
“Falënderojmë Fondacionin Jahjaga dhe presidenten për përkrahjen!”, ka njoftuar organizata “Liria ka emër”.