Izraeli thotë se ka goditur mbi 100 raketahedhës të Hezbollahut në Liban - NACIONALE

Izraeli thotë se ka goditur mbi 100 raketahedhës të Hezbollahut në Liban

1 vit më parë

nga NACIONALE

Izraeli ka kryer sulme të gjera ajrore në jug të Libanit, duke thënë se aeroplanët e tij ushtarakë kanë goditur më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut dhe “zona terroriste” të tjera, përfshirë një objekt për ruajtjen e armëve.

Ushtria izraelite tha se raketahedhësit ishin të gatshëm për t’u shkrepur kundër Izraelit. Nuk qe menjëherë e qartë nëse kishte viktima, raporton televizioni BBC.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se Izraeli kreu të paktën 52 sulme në jug të vendit të enjten në mbrëmje dhe se Libani gjithashtu kishte kryer sulme ndaj caqeve ushtarake në veri të Izraelit.

Më herët, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha se shpërthimet vdekjeprurëse të kësaj jave “i kaluan të gjitha vijat e kuqe”, duke e akuzuar Izraelin për atë që ai tha se përfaqësonte shpallje lufte.

Izraeli nuk ka thënë se qëndron prapa shpërthimeve të pejxherëve dhe radio-lidhjeve të së martës dhe të mërkurës, kur autoritetet libaneze thonë se u vranë 37 njerëz e u plagosën mbi 3 mijë të tjerë.

Lajme të ngjashme