Izraeli thotë se e ka vrarë kreun e komunikimeve të Hezbollahut, Muhammad Sakafi - NACIONALE

Izraeli thotë se e ka vrarë kreun e komunikimeve të Hezbollahut, Muhammad Sakafi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtria izraelite tha se e ka vrarë kreun e komunikimeve të Hezbollahut gjatë një sulmi ajror në Bejrut të Libanit të enjten.

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Muhammad Rashid Sakafi, i drejtonte komunikimet e Hezbollahut që nga viti 2000 dhe konsiderohej i afërt me udhëheqësinë e grupit terrorist, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Sakafi investoi përpjekje të konsiderueshme për t’i zhvilluar kapacitetet komunikuese mes të gjitha njësiteve të Hezbollahut në të gjitha periudhat e operimit, për ta mbajtur rrjedhjen e të dhënave në mbarë organizatën terroriste” – tha ushtria izraelite.

Para disa ditëve, forcat izraelite e vranë kreun e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ndërsa të premten u raportua se me sulme është shënjestruar edhe pasardhësi i mundshëm i tij, Hashem Safieddine.

Lajme të ngjashme